LAJMI I FUNDIT:

“Spanjollët do të më shohin më shumë” – Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij në Spanjë

“Spanjollët do të më shohin më shumë” – Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij në Spanjë

Kylian Mbappe është emri më i përfolur i momentit në futboll, pasi thuajse çdo ditë ka lajme për të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez do të mbetet i lirë në fund të sezonit pasi kontrata e tij me PSG-në do të skadojë më 30 qershor.


Real Madridi është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e francezit, derisa vet ai ka folur për të ardhmen e tij.

Zbulohet koha kur Real Madridi do ta njoftojë nënshkrimin e Mbappes
Lexo po ashtu Zbulohet koha kur Real Madridi do ta njoftojë nënshkrimin e Mbappes

25-vjeçari ka thënë se spanjollët do ta shohin pak më shumë pasi ai tanimë ka luajtur kundër Real Sociedad këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe do të luaj edhe kundër Barcelonës.

“Tchouameni tha se do të më shohin më shumë në Spanjë? Epo, me PSG-në luajta kundër Real Sociedad dhe tani Barcelona na pret në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

Mbappe i ka kërkuar Florentino Perezit që t'ia transferojnë edhe shokun e ngushtë te Real Madridi - ka një skenar se si të ndodhë kjo gjë
Lexo po ashtu Mbappe i ka kërkuar Florentino Perezit që t'ia transferojnë edhe shokun e ngushtë te Real Madridi - ka një skenar se si të ndodhë kjo gjë

“Nëse shkojmë më tej, ndoshta do të përballemi me Atletico Madridin e Simeones në gjysmëfinale. Kështu që unë do të thosha po, spanjollët patjetër do të më shohin pak më shumë”, deklaroi Mbappe duke qeshur.

Kjo deklaratë e kapitenit të Francës ka ngjallur edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij e cila pritet të jetë te Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori