LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Modric? Po ëndërroj së bashku me tifozët, me kënaqësi do ta pranoja edhe Messin 

Spalletti: Modric? Po ëndërroj së bashku me tifozët, me kënaqësi do ta pranoja edhe Messin 

Luciano Spaletti ka folur rreth zërave të fundit që po e lidhin yllin kroat të Real Madridit, Luka Modric me Interit dhe me deklaratat e tij veçse i ka shtuar benzinë zjarrit.

Mesfushori kroat ka ditë që po lidhet me një transferim bombastik nga Real Madridi te Interi.


Nerazzurrët thuhet se kanë marrëveshje në parim me Modricin, të cilit i kanë ofruar kontratë katërvjeçare me 11.5 milionë euro në sezon, por duhet të arrihet marrëveshja edhe me presidentin Florentino Perez.

Interi i ofron kontratë katërvjeçare me 11.5 milionë euro në sezon Modricit
Lexo po ashtu Interi i ofron kontratë katërvjeçare me 11.5 milionë euro në sezon Modricit

Se interesimi për Modric dhe fjalët për transferimin e tij janë të vërteta, i ka vërtetuar edhe vet trajneri i Interit, Spalletti, i cili ka deklaruar se po ëndërron së bashku me tifozët, por nga drejtuesit do të ishte i kënaqur edhe nëse ia sjellin Messin.

Modric i ka bërë të ëndërrojnë tifozët dhe trajnerin e Interit (Getty Images)

“Drejtuesit po punojnë seriozisht dhe po përpiqen të vënë në praktikë gjithçka që mendojmë se na duket e drejtë”, ka thënë fillimisht Spalletti kur u pyet për Modric.

“Është e qartë se një lojtar i atij niveli si Modric do të ishte i rëndësishëm për këdo, e lëre më për ne”.

Formacioni me lojtarët aktual, ai i mundshëm me Modricin dhe i rezervistëve: Inter i frikshëm, a do të triumfojë në Ligën e Kampionëve?
Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët aktual, ai i mundshëm me Modricin dhe i rezervistëve: Inter i frikshëm, a do të triumfojë në Ligën e Kampionëve?

“Unë vazhdoj të ëndërroj së bashku me tifozët, por kemi kartat e duhura për të kompensuar gjithçka që mund të ndodhë”.

“Kanë mbetur akoma ditë: nëse në momentin e fundit do ta merrnin Messin, me kënaqësi do ta pranoja”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori