LAJMI I FUNDIT:

Formacioni me lojtarët aktual, ai i mundshëm me Modricin dhe i rezervistëve: Inter i frikshëm, a do të triumfojë në Ligën e Kampionëve?

Formacioni me lojtarët aktual, ai i mundshëm me Modricin dhe i rezervistëve: Inter i frikshëm, a do të triumfojë në Ligën e Kampionëve?

Skuadra italiane Inter ka arritur të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve mungesë në garën më të madhe për klube në Evropë.

Neroazzurrët në edicionin e kaluar në Serie A krejt në fund siguruan pozitën e katërt duke triumfuar në udhëtim te Lazio.

Tani Interi ka bërë disa përforcime të mëdha, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Stefan De Vrij erdhi nga Lazio, Asamoah nga Juventusi, Radja Nainggolan nga Roma, Sime Vrsaljko nga Atletico Madrid, Lautaro Martinez nga Racing Club e Matteo Politano nga Sassuolo.

Interi po llogaritët ndër ekipet pretendente për titull dhe kupë në Itali, por jo vetëm kaq.

Neroazzurrët janë në bisedime me agjentët e Luka Modric, pasi po synojnë transferimin e kroatit në Giuzeppe Meazza.

Të dielën mesfushori kroat do ta ketë një takim me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për ta diskutuar të ardhmen e tij.

Kësisoj mediumi anglez Squawka ka publikuar formacionin e mundshëm të Interit me Luka Modricin, formacionin me lojtarët që ka aktualisht Interi.

Por zi kaltërtit nuk do ta kenë vetëm formacionin e parë të fortë pasi edhe në bankën rezervë trajneri Luciano Spalletti pritet të ketë shumë zgjidhje. /Telegrafi/

Më poshtë keni tre formacionet e Interit:

Formacioni aktual i Interit të Spallettit me blerjet gjatë këtij afati kalimtar veror. (Photo: Squawka)
Formacioni i mundshëm i Interit në rast të transferimit të kroatit Luka Modric . (Photo: Squawka)
Një formacion mjaftë i mirë i Interit pritet të jetë edhe në bankën rezervë, ku trajneri Luciano Spalletti do të ketë mjaftë zgjidhje. (Photo: Squawka)

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori