LAJMI I FUNDIT:

Southampton 1-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve (Foto)

Southampton 1-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve (Foto)
SOUTHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 10: Sead Kolasinac of Arsenal tackles James Ward-Prowse of Southampton during the Premier League match between Southampton and Arsenal at St Mary's Stadium on December 9, 2017 in Southampton, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Southamptoni dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Premier, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.

Topçinjtë kanë humbur një mundësi të mirë për tu ngjitur në ‘Top 4′ të Ligës Premier pas barazimit në udhëtim te Southamptoni, por edhe një pikë është e artë pas goli i barazimit erdhi fare në fund të ndeshjes.


Golat në këtë takim u shënuan nga Charlie Austin (3′) për Southamptonin, ndërsa për skuadrën e Arsene Wengerit shënoi Olivier Giroud (88’).

Arsenali barazon mes vështirësive në udhëtim te Southamptoni (Video)
Lexo po ashtu Arsenali barazon mes vështirësive në udhëtim te Southamptoni (Video)

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte lojtari i vendasve, Dusan Tadic, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Ndërsa, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e Arsenalit, Per Mertesacker, i cili u vlerësua me notë 5.2.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, luajti për 70 minuta në këtë ndeshje dhe pati paraqitje të mirë duke marr vlerësim me notë 6.8. /Telegrafi/  

Southampton: 

Paraqitje të lartë patën edhe Austrin dhe Forster

Arsenal:

Më të dalluarit ishin Giroud dhe Sanchez