LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon sezoni i ri në Ligën e Evropës – Milani, Arsenali, Roma dhe Tottenhami fillojnë rrugëtimin drejt trofeut

Sot fillon sezoni i ri në Ligën e Evropës – Milani, Arsenali, Roma dhe Tottenhami fillojnë rrugëtimin drejt trofeut

Sot (e enjte) fillon edicioni i ri 2020/21 në garën e dytë ekipore evropiane të njohur si Liga e Evropës.

Sezoni i fundit në Ligën e Evropës ishte mjaft interesant, ndërsa në fund Sevilla u kurorëzua me trofe, pasi mposhti në finale Interin.


Megjithatë, edhe ky sezon pritet të jetë po aq interesant sa i kaluari, pasi shumë klube të mëdha evropiane bëjnë pjesë në këtë garë këtë edicion.

Milani, Arsenali, Roma, Napoli dhe Tottenhami janë klubet më të forta që fillojnë garën nga fillimi, ndërsa pas grupeve do t’ju bashkohen edhe disa klube nga Liga e Kampionëve.

Edhe në këtë edicion të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të enjteve në dy orare: nga ora 18:55 dhe 21:00.

Nga ora 18:55, sot ndeshje do të zhvillojnë Napoli që pret AZ Alkmaarin, Roma që udhëton te Young Boys dhe Arsenali që luan në udhëtim te Rapid Vienna.

Tottenhami e pret LASK-un nga ora 21:00, ndërsa në këtë orar luhet edhe ndeshja më interesante e ditës në mes Celticut dhe Milanit.

Më poshtë keni të gjitha ndeshjet dhe orarin e tyre.

/Telegrafi/