Sonte nata e dytë gjysmëfinale e "Eurovision 2017", këto janë shtetet që garojnë (Video)

Sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit "Eurovision 2017".
Këngëtarja Lindita Halimi u ngjit në skenë të martën, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën "World", mirëpo edhe përkundër performancës së shkëlqyer, ajo nuk arriti të kualifikohet në finale.
Në natën e sotme, do të garojnë plot 19 shtete, ndërsa nga Ballkani sonte konkurrojnë: Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Rumania.
Edhe Rusia prezantohet sonte në gjysmëfinalen e dytë me këngëtaren e hendikepuar Julia Samoilova, fati i së cilës ende nuk dihet nëse do të lejohet të jetë prezente në festival, apo do të këndojë përmes lidhjes satelitore.
Këto janë shtetet që do të mund t'i ndiqni natën e sotme në kokurrim, bashkë me këngët përfaqësusese të tyre: 1. Tijana Bogicevic - In Too Deep (Serbia)
2. Nathan Trent - Running On Air (Austria)
3. Julia Samoylova - Flame Is Burning (Rusia)
4. Jana Burceska - Dance Alone (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë)
5. Claudia Faniello - Breathlessly (Malta)
6. Ilinca ft. Alex Florea - Yodel It! (Rumania)
7. OG3NE - Lights And Shadows (Holanda)
8. Joci Pápai - Origo (Hungaria)
9. Anja - Where I Am (Danimarka)
10. Brendan Murray - Dying To Try (Irlanda)
11. Valentina Monetta and Jimmie Wilson - Spirit Of The Night (San Marino)
12. Jacques Houdek - My Friend (Kroacia)
13. JOWST - Grab The Moment (Norvegjia)
14. Timebelle - Apollo (Zvicra)
15. Naviband - Story Of My Life (Bjellorusia)
16. Kristian Kostov - Beautiful Mess (Bullgaria)
17. Fusedmarc - Rain Of Revolution (Lituania)
18. Koit Toome and Laura - Verona (Estonia)
19. IMRI - I Feel Alive (Izraeli). /Telegrafi/















































