LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer përgatit shitjen e shtatë lojtarëve në afatin e janarit

Solskjaer përgatit shitjen e shtatë lojtarëve në afatin e janarit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është i gatshëm të shesë shtatë lojtarë të njohur të ekipit të parë në afatin kalimtar të janarit.

Djajtë e Kuq u përforcuan shumë në verë, duke transferuar emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane.


Megjithatë, klubi nga Old Trafford nuk e ka nisur më së miri sezonin, pasi po has në vështirësi në disa reparte.

Statistikë e dobët e Manchester United, bëhet klubi anglez me më shumë humbje në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Statistikë e dobët e Manchester United, bëhet klubi anglez me më shumë humbje në Ligën e Kampionëve

Megjithëse, trajneri u Unitedit do të detyrohet të merr më të mirën me atë që ka derisa të hapet tregu i janarit, Solskjaer tashmë po bën plane për të mbledhur fondet e kërkuara për të blerë një mesfushor.

Por, për ta bërë një transferim tjetër të ri dhe të madh, Unitedi duhet të largojë disa lojtarë të cilët nuk kanë gjasa të luajnë një rol të madh në planet e tij.

Sipas mediumit britanik The Sun, shtatë lojtarë të Djajve të Kuq janë në rrezik të largohet kur të fillojë afati kalimtar dimëror.

Donny van de Beek, Jesse Lingard, Phil Jones, Eric Bailly, Anthony Martial, Diogo Dalot dhe Alex Telles janë emrat me të cilët Solskjaer është i lumtur të ndahet.

Bisedimet pritet të fillojnë në muajt e ardhshëm para afatit kalimtar në një përpjekje për të vendosur mbi të ardhmen e disa prej këtyre lojtarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori