LAJMI I FUNDIT:

Skandali me Wanda Naran – Mauro Icardi fshin edhe profilin e tij në Instagram

Skandali me Wanda Naran – Mauro Icardi fshin edhe profilin e tij në Instagram
Foto: Instagram

Ata bënë bujë të madhe disa ditë më parë me ndarjen e po ashtu edhe me ribashkimin e tyre.

Bëhet fjalë për futbollistin Mauro Icardi dhe partneren e tij, Wanda Nara, gjë që kjo e fundit e akuzoi sulmuesin argjentinas për një tradhti të mundshme me modelen, China Suarez.


Sidoqoftë, çifti bënë paqe ndërmjet vete dhe duket se çdo gjë është rikthyer në normalitet.

Foto: Instagram

Megjithatë, në një tjetër veprim të çuditshëm, Icardi ka fshirë llogarinë e tij në Instagram dhe askush nuk e di se përse.

Wanda Nara pajtohet me Mauro Icardin: Nuk kam asgjë nëse nuk e kam atë
Lexo po ashtu Wanda Nara pajtohet me Mauro Icardin: Nuk kam asgjë nëse nuk e kam atë

Të shtunën, të gjitha fotot e yllit argjentinas u fshinë dhe më pas i gjithë profili i tij u zhduk nga rrjetet sociale.

Aktiviteti i veçantë i Icardit në Instagram

Pasi u zbulua se Icardi ka shkëmbyer mesazhe me modelen argjentinase, China Suarez, sulmuesi i Paris Saint-Germain fshiu të gjithë ndjekësit e tij në Instagram përveç Wanda dhe vazhdoi të publikonte vetëm foto të tij dhe të bashkëshortes.

Në fushë, ai është rikthyer të luajë përsëri pasi zëvendësoi Lionel Messin në pjesën e parë gjatë fitores së tyre 2-1 ndaj Lille në Ligue 1.

Nara e pa këtë lojë nga tribuna, duke ndarë disa foto e video në Instagram së bashku me miqtë Alejandro Segarra dhe Kennys Palaciosa.

Foto: Instagram

Nuk dihet nëse edhe ky gjest i Icardit ka të bëjë me bashkëshorten, apo vetëm për një tërheqje nga rrjetet sociale e vëmendja e publikut. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)

Në trend Magazina

Më shumë
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Kalo në kategori