Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 korrik, rreth orës 16:00.


Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes. /Telegrafi/