Dy persona arrestohen në Podujevë - sekuestrohet drogë

Dy persona janë arrestuar në Podujevë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 00:10.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 18.22 gramë substancë narkotike, një thikë, një peshore, dy bluarës, dy pako me letra për mbështjellje dhe tre telefona mobilë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































