LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Griezmann u largua në kohën e duhur nga Atletico

Simeone: Griezmann u largua në kohën e duhur nga Atletico

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se nuk ka ndjenja të këqija për Antoine Griezmann pas transferimit të tij te Barcelona dhe është i bindur se është larguar në kohën e duhur, para se t’i prishnin marrëdhëniet e tyre.

Trajneri argjentinas është duke e ndërtuar një skuadër të re te madrilenët, me disa lojtarë mjaftë të talentuar që kanë zbarkuar në këtë verë në Wanda Metropolitano.


“Ai është i ri, ai ka talent, ai është një djalë i jashtëzakonshëm të cilin unë e dua shumë dhe mënyra më e mirë për ta ruajtur këtë dashuri është respekti”, ka thënë Simeone.

Antoine Griezmann  (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Numrat e Antoine janë të jashtëzakonshëm. Në pesë vjet, ai ishte ndër pesë golashënuesit më të mirë në historinë e klubit”.

Valverde: Kam shpresa të mëdha te partneriteti i Griezmannit me Messin
Lexo po ashtu Valverde: Kam shpresa të mëdha te partneriteti i Griezmannit me Messin

“Unë e kuptoj që të tjerët kanë edhe nevoja. Për sa kohë që të tjerët kanë nevoja që nuk ndryshojnë të mijat, është në rregull. Nëse nevojat e atij që mbetet i ndryshon nevojat e mia, ne mund të mos mbarojmë më si miq”, ka shtuar më tej Cholo

Filipe Luis, Diego Godin, Lucas Hernandez, Rodri dhe Juanfran janë larguar gjithashtu, mirëpo Atletico ka sjellë, Felipen, Mario Hermoso, Hector Herrera, Renan Lodi, Marcos Llorente dhe Kieran Trippier si zëvendësime, ndërsa Joao Felix ka për detyrë të plotësojë boshllëkun e lënë nga Griezmann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori