LAJMI I FUNDIT:

Sikur nuk mjaftonte ndalimi katërvjeçar – Pogba merr një tjetër goditje

Sikur nuk mjaftonte ndalimi katërvjeçar – Pogba merr një tjetër goditje

Juventusi është vendosur të ndërpresë kontratën e ish-mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, pasi ai mori një ndalim katërvjeçar për doping, sipas Sky Sports.

Francezi u kthye te Zonja e Vjetër në 2022 pasi kaloi gjashtë vjet në Old Trafford. Pas ribashkimit të tij me torinezët, mesfushori fillimisht rezultoi pozitiv në substancën e ndaluar, pasi ajo rrit performancën e atletëve, ndërsa u gjet pas një ndeshjeje kundër Udineses më 20 gusht 2023.


Më vonë, lojtari u pezullua përkohësisht në shtator, me mesfushorin i bindur për një kundër-analizë në test. Megjithatë, ky test u rikthye me rezultat pozitiv, pas së cilës prokurorët antidoping në Itali kërkuan ndalim katërvjeçar.

Pogba thyen heshtjen pas ndalimit prej katër vitesh për doping
Lexo po ashtu Pogba thyen heshtjen pas ndalimit prej katër vitesh për doping

Pas vendimit të Gjykatës Kombëtare Anti-Doping të Italisë, raporti i lartpërmendur pretendon se Pogba dhe përfaqësuesit do të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Thuhet se ndalimet e kësaj natyre mund të reduktohen nëse vërtetohet se rezultati i një kontaminimi të tillë nuk ishte i qëllimshëm.

Nëse ndalimi vazhdon, mund të jetë fundi i karrierës futbollistike të 30-vjeçarit. Ai ka bërë 190 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat, duke shënuar 34 gola dhe 41 asistime.

Ndërsa në Manchester United, mesfushori luajti 233 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 39 gola dhe duke dhënë 51 asistime. Ai ka fituar titullin e Serie A në katër raste dhe Ligën e Evropës një herë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori