LAJMI I FUNDIT:

Sikur këtë gol ta shënonte Messi, e gjithë bota do të fliste rreth tij për disa muaj rresht (Video)

Sikur këtë gol ta shënonte Messi, e gjithë bota do të fliste rreth tij për disa muaj rresht (Video)

I gjithë fokusi i futbolldashësve është në top pesë ligat e mëdha evropiane, posaçërisht te klubet dhe lojtarët e mëdhenj.

Por, në disa raste për të arritur te e bukura duhet të kërkosh më thellë.


Yacine Brahimi ka shënuar dje (e shtunë) në fitoren e Portos ndaj Aroucas një gol që shihet rrallë herë, por shumë pak është duke u folur rreth tij.

Një gjë është e sigurt, sikur këtë gol ta bënte Lionel Messi, apo një lojtar i kalibrit të argjentinasit, e gjitha bota do fliste për bukurinë e golit për disa muaj rresht. /Telegrafi/