0Shares

Sigal Prishtina ka regjistruar fitore prej 81-73 përballë Bashkimit, në përballjen e drejtpërdrejtë për kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, kryeqytetasit shënuan shtatë pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (19:12).

Skuadra prizrenase u kthye në dhjetëminutëshin e dytë duke i shënuar gjashtë pikë më shumë se kundërshtari (13:19).

(Foto: Facebook/KBPrishtina)

Epërsinë më të lartë, Prishtina e shënoi në fraksionin e tretë duke regjistruar 28 pikë, derisa Bashkimi i shënoi vetëm 15.

Me gjithë përpjekjet e ekipit mysafir për t’u kthyer në çerekun e fundit (21:27), skuadra nikoqire arriti ta fitojë takimin.

Nga 15-të ndeshje sa i ka zhvilluar, Sigal Prishtina numëron po aq fitore dhe qëndron në krye të tabelës me 30 pikë.

Bashkimi ka regjistruar 10 fitore dhe pesë humbje deri më tani, dhe pozicionohet në vend të dytë me 25 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)