LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina me fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit në udhëtim

Sigal Prishtina me fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit në udhëtim
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 62-81 (20:24, 17:17, 18:18, 7:21), në kuadër të javës së 17-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, duke e bërë ndeshjen e barabartë, por me pesë pikë në fund, Prishtina e fitoi këtë pjesë 20:24. Edhe periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, që përfundoi 17:17, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37-41, ku u veçua Alban Veseli me 16 pikë, duke qenë i saktë në tetë tentime.


Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë në Prizren, pa arritur shkëputjen e madhe dhe përfundoi 18:18, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:59. Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në dhjetë minutat e fundit. Në këtë pjesë shkëlqyen prishtinasit, duke qenë efikas në sulm dhe me mbrojtje të mirë, triumfuan me rezultat 62-81.

Te Bashkimi u dalluan Alban Veseli me 19 pikë e dhjetë kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Dachon Burke me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Jetmir Zeqiri me 19 pikë dhe shtatë kërcime.

Bashkimi ka tetë fitore e nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina ka nëntë fitore dhe tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

Super Liga
Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Përfaqësueset
Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Superliga
De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

La Liga
Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

La Liga
Kalo në kategori