LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton pas dy vazhdimeve duelin klasik ndaj Trepçës

Sigal Prishtina fiton pas dy vazhdimeve duelin klasik ndaj Trepçës
(Foto: basketbolli.com)

Në një super ndeshje në kryeqytet, Sigal Prishtina pas dy vazhdimeve triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 76-73 (15:16, 13:12, 17:16, 11:12, 20:17), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja ka qenë e barabartë nga fillimi deri në fund, duke e bërë sfidën shumë interesante dhe fituesi të mos dihej deri në sekondat e fundit. Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, duke fituar 15:16, ndërsa periudha e dytë u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 28-28.

Pothuajse lojë e ngjashme ishte në pjesën e dytë, ku periodën e tretë e fituan vendasit 17:16, ndërsa atë të fundit mysafirët 11:12, kurse aksionin e fundit nuk e shfrytëzuan prishtinasit dhe përballja shkoi në vazhdime 56:56. Edhe në vazhdimin e parë ishte ndeshje e barabartë, ndërsa Jan Palokaj shënoi në fund për 67:67, duke e dërguar ndeshjen në vazhdimin e dytë. Faktikisht edhe vazhdimi i dytë ishte interesant, por prishtinasit ishin më të vëmendshëm dhe fituan 76-73.

Te Sigal Prishtina debutoi Brooks DeBisschop me 24 pikë e 14 kërcime, ndërsa u ndihmua nga Dustin Thomas me 12 pikë e tetë kërcime dhe Dardan Berisha me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Prishtinasit kanë shtatë fitore e katër humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori