LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina dhe Bashkimi nisin serinë finale të ‘play-offit’

Sigal Prishtina dhe Bashkimi nisin serinë finale të ‘play-offit’

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, sot (e shtunë) zhvillohet ndeshja e parë e serisë finale të ‘play-offit’ ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit në kuadër të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Për t’u kualifikuar në finale, bardhekaltrit në gjysmëfinale eliminuan Golden Eagle Yllin (3-0), kurse prizrenasit u treguan më të fortë se Rahoveci (3-0).


Skuadra nga kryeqyteti është në kërkim të titullit të 12-të që nga paslufta, derisa Bashkimi e dëshiron trofeun e parë.

Të gjitha lajmet për Sigal Prishtinën
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Sigal Prishtinën

Ndeshjet finale zhvillohen në sistemin, një ndeshje në Prishtinë, një në Prizren, kurse bardhekaltrit e kanë epërsinë e terrenit vendas në rast se seria shkon deri në pesë ndeshje.

Dueli i parë i serisë finale zhvillohet sot (e shtunë) nga ora 19:00 në kryeqytet, ndërsa ekipi që i fiton tri ndeshje, shpallet kampion.

Përmendim se Sigal Prishtina është kampion në fuqi i Superligës së Kosovës në basketboll.

Po ashtu, kryeqytetasit këtë sezon e kanë fituar edhe Kupën e Kosovës, pas triumfit në finale pikërisht ndaj Bashkimit. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet për KB Bashkimin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për KB Bashkimin

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori