LAJMI I FUNDIT:

Sidwell zbulon historinë interesante: Terry, Lampard dhe Drogba qanë kur u shkarkua Mourinho

Sidwell zbulon historinë interesante: Terry, Lampard dhe Drogba qanë kur u shkarkua Mourinho

Ish-mesfushori i Chelseat, Steve Sidwell, ka zbuluar diçka nga e kaluara e tij me Blutë duke thënë se disa lojtarë qanë me lot kur Jose Mourinho u shkarkua nga drejtuesit në vitin 2007.

Lajmi ishte aq i papritur sa lojtarët e Bluve ishin ose pa fjalë ose të mposhtur nga emocionet, ka thënë ish-mesfushori i Chelseat, Sidwell.


“Asnjëherë nuk e ndjeva atë tension dhe nuk mendova se ai ishte në telashe”, ka thënë fillimisht Sidwell për Athletic.

“Tensioni nuk është ndjerë brenda. Lojtarët ishin të gjithë të bashkuar, askush nuk ishte kundër tij, ai nuk kishte humbur ndikimin e zhveshtores”.

“Ditën që ai u shkarkua, unë po e dërgoja gruan time në aeroport dhe lajmet i dëgjova në radio. U befasova. M**, ai është shkarkuar. Çfarë do të ndodhë? Ne të gjithë u thirrëm në një takim në Cobham”.

“Ishte e vështirë kur Jose erdhi të thoshte lamtumirën e tij. Kishte një rënie qetësie. Ndihej sikur dikush kishte vdekur”.

“Pashë edhe karaktere të forta si Didier Drogba, Frank Lampard dhe John Terry  duke qarë në dysheme. Ishte vërtet e çuditshme”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori