LAJMI I FUNDIT:

Si të dilni fitues nga çdo debat, por që askush të mos lëndohet: Metoda e shkencëtarit të famshëm!

Si të dilni fitues nga çdo debat, por që askush të mos lëndohet: Metoda e shkencëtarit të famshëm!

Ekspertët vazhdimisht përpiqen të gjejnë mënyra të reja në komunikimin e përditshëm, duke studiuar se si funksionon truri ynë

Megjithatë, disa metoda të suksesshme janë të vjetra me qindra vjet. Kështu që kur Blaise Pascal, filozof, matematikan dhe fizikan, në shekullin XVII ka studiuar natyrën e njeriut, transmeton Telegrafi.


Kur dëshirojmë që dikush të ndryshojë mendimin, zakonisht fillojmë ashtu që i tregojmë ku ka gabuar.

Pascal ka propozimin tjetër – provoni ta shikoni situatën nga këndi i tij, pranoni që ekziston e vërteta në bindjet e tij. Atëherë pretendoni pasqyrën më të gjerë, në të cilën ekzistojnë shumë kënde të tjera shikimi.

Ideja është që ta udhëhiqni tjetrin në zbulimin e perspektivave të tjera.

Qe se çfarë saktësisht ka thënë Pascal:

“Kur dëshirojmë dikë ta përmirësojmë, e bindim, madje me sukses, dhe i tregojmë ku gabon, e para patjetër duhet të shikojmë gjërat nga këndi nga i cili ai konsideron që është i rëndësishëm, dhe ai kënd zakonisht tregon të vërtetën e tij, dhe duhet t’ia pranojmë që ka të drejtë, mirëpo edhe t’i tregojmë anën në të cilën gabon. Ai është kënaqur sepse sheh që nuk ka gabuar, por që nuk i ka shikuar të gjitha anët e mundshme. Kështu askush nuk është i lënduar dhe askush nuk mund t’i shohë të gjitha…”

Në atë mënyrë e orientojmë dikë që vetë të kërkojë opsione të tjera, në vend që t’ia imponojmë pikëpamjen tonë.

A vlen ende kjo metodë?

Dr Arthur Markman, profesor i psikologjisë në Univerziteten e Texasit, pajtohet. Ai konsideron që kjo qasje është efektive për shkak se mund të bëjë që njerëzit të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Kur sulmoni përnjëherë dikë dhe i thoni që nuk ka të drejtë, ai ju bind edhe më shumë. Mirëpo nëse filloni ashtu që të konfirmoni pozicionin e tij, keni bërë hapin e parë të rëndësishëm drejt diskutimit potencial bashkëpunues. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Si të trajnoni një qen!

Si të trajnoni një qen!

Stil
Tri ditë në Amsterdam: Muzetë, parqet dhe ndërtesat që duhet t’i vizitoni (Foto)

Tri ditë në Amsterdam: Muzetë, parqet dhe ndërtesat që duhet t’i vizitoni (Foto)

Udhëpërshkrime
Kalo në kategori