LAJMI I FUNDIT:

Si ta kuptoni nëse jeni peng i “rregullit të tre muajve” në një lidhje

Si ta kuptoni nëse jeni peng i “rregullit të tre muajve” në një lidhje

Pas një takimi të parë që ju ka lënë shije fantastike, ju përfundoni duke i dërguar mesazhe njëri-tjetrit 24/7, takoni miqtë e përbashkët, kaloni fundjavat bashkë dhe madje keni filluar të flisni për të ardhmen

Sipas një teorie virale në TikTok të quajtur “rregulli i tre muajve”, ky është momenti kur shumë marrëdhënie kanë tendencën të përfundojnë në ndarje. Mesazhet nuk janë më aq të shpeshta, takimet ndalojnë dhe befas kuptoni se dashuria juaj e re nuk do të zgjasë.

Sipas krijueses @annexmp, videot virale të së cilës kanë mbi 21 milionë shikime në TikTok ka diçka në lidhje me rregullin e tre muajve që duhet patur parasysh. Nëse mund t’i mbijetoni këtij kufiri kohor, ajo thotë se ka një shans të mirë që të vazhdoni të keni një marrëdhënie të lumtur dhe afatgjatë.

TikTok është i mbushur me teori të ndryshme për lidhjet në çift dhe këshilla takimesh, megjithatë kjo është aq e përhapur sa të bën vërtet të pyesësh se çfarë po ndodh.

Pse tre muaj?

Ekspertët thonë se sjelljet e vërteta mes dy partnerëve shfaqen pas tre muajsh. Kjo fazë u ndodh edhe atyre njerëzve që fillojnë të luftojnë për të fshehur veten e vërtetë. Shumë syresh prej tyre do e nxjerrin fytyrën e vërtetë dhe do të zbulojnë se kanë një personalitet të keq, ose do t’u mbarojë energjia për të vazhduar t’ju bombardojë ndjenjat e dashurisë. Kjo është arsyeja pse shumë ekspertë sugjerojnë që të takoheni me dikë për të paktën tre deri në gjashtë muaj përpara se t’i bëni gjërat zyrtare.

Tre muaj është një afat kohor i shkëlqyer për t’ju lejuar të shihni një skicë të përafërt se kush është personi për të cilin/ën keni filluar të keni ndjenja, ndërsa ju kuptoni se cilët janë këta persona, nëse po luajnë me ju, kanë flamuj të kuq në sjellje apo karakter, ose ju duan vërtet në një lidhje afatgjatë.

GettyImages

Si të mbijetoni rregullin e tre muajve

Mund të duket e papranueshme që ndjenjat e dikujt të ndryshojnë papritur pas 12 javësh të gjata, por kjo mund t’ju ndihmojë të mendoni për rregullin e tre muajve si një moment qartësie.

Tetë rregulla që duhen diskutuar me partnerin para se të nisni bashkëjetesën
Lexo po ashtu Tetë rregulla që duhen diskutuar me partnerin para se të nisni bashkëjetesën

Nëse jeni ai/ajo humbet interesin në tre muaj, gjëja më e mirë që mund të bëni është të jeni të sinqertë për këtë. Bisedoni me personin tjetër në mënyrë që ata të mos mbeten të habitur, citon Anabel.

Përtej kësaj, për sa kohë që jeni ende duke u argëtuar, duhet të ndiheni të lirë të vazhdoni takimet përtej kufirit të tre muajve, edhe nëse gjërat duken të papërcaktuara dhe jeni të sigurt për ndjenjat reciproke. Të gjitha këto janë argumente që lidhja juaj është e destinuar të zgjasë. /Telegrafi/