LAJMI I FUNDIT:

Tetë rregulla që duhen diskutuar me partnerin para se të nisni bashkëjetesën

Tetë rregulla që duhen diskutuar me partnerin para se të nisni bashkëjetesën

Vendimi për të bashkëjetuar është një hap shumë i madh në lidhjen tuaj, prandaj sado qejf të duket kur mbyllni sytë dhe imagjinoni, kthehuni me këmbë në tokë

Përtej dëshirës, pasionit dhe faktit që do ta shihni dhe shijoni njëri-tjetrin 24/7 duke ndarë thuajse gjithçka bashkë, realiteti herët a vonë na godet të gjithëve, prandaj bëjmë mirë ta kuptojmë sa më parë se të ndash jetën brenda një shtëpie me dikë s’është dhe aq e thjeshtë.


Që bashkëjetesa në çift të funksionojë, si çdo gjë tjetër kërkon “rregulla”. Thënë më butë, ca diskutime serioze që ju shpëtojnë nga debatet që s’i shmang dot sapo zgjohesh nga periudha e mjaltit. Për ç’lloj rregullash po flasim?

1. Pyesni veten pse doni të jetoni bashkë?

Para se të nisni një tjetër etapë në jetën tuaj, qartësoni veten dhe partnerin pse po e merrni një vendim të tillë. Është një përfitim i shtuar për çiftin tuaj apo nevojë për këtë lidhje? Shumë njerëz mendojnë se duke nisur bashkëjetesën, lidhja do t’i përmirësohet, por në fakt nuk ndodh kështu. Të bashkëjetosh do të thotë më shumë përpjekje, më shumë tolerancë, më pak egoizëm dhe më shumë qëllime të përbashkëta.

2.Financat

Para se të jetoni bashkë, është mirë të bëni një diskutim të gjatë prej të rriturish në lidhje me menaxhimin e parave. Jeni të dy në punë, por tani duhet të mendoni sesi do ndahen paratë. Sa do të jetë kontributi i secilit për buxhetin e përbashkët, për kursimet, për shpenzimet e shtëpisë, etj, etj, etj. Ky diskutim i bërë para bashkëjetesës do t’ju kursejë shumë energji dhe zënka të paevitueshme.

3. Punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë e secilit

Të jetosh me dikë kërkon përpjekje të vazhdueshme, kompromis dhe tolerancë. Eshtë shumë e shëndetshme që ti dhe ai të bëni një bisedë për ndarjen e punëve të shtëpisë, pazareve, gatimeve, apo kujdesin ndaj qenit/maces nëse keni.

4. Zakonet dhe veset që ju karakterizojnë

Si çdo njeri në botë, secili prej nesh ka diçka që e dallon në rutinën e tij të përditshme. A përputhen zakonet tuaja të gjumit? A do ta ndryshonte bashkëjetesa jetën tuaj seksuale? Sa të fiksuar pas pastërtisë jeni ju? Po ata? Bëni mirë ta diskutoni paraprakisht që surpriza të mos jetë aq e pakëndshme për partnerin/en.

Kur është koha ideale për të bashkëjetuar? Më shpejt nga ç'mendoni ju!
Lexo po ashtu Kur është koha ideale për të bashkëjetuar? Më shpejt nga ç'mendoni ju!

5. Bëjeni të qartë: Vetëm cigare elekronike, nuk lejohet duhani në shtëpi

Për ata që konsumojnë duhan ose nikotinë, gjëja më e mirë është të heqin dorë. Për ata që nuk duan të heqin dorë, mund të kalojnë në një alternativë më të mirë ndaj cigareve. Ky është kontributi që po i bëni vetes, partnerit dhe shtëpisë suaj të re. Përdorimi i kësaj pajisjeje teknologjike me ngrohje shmang aromat e rënda, dhe stili i jetesës së përditshme përmirësohet.

Kur është koha ideale për të bashkëjetuar? Më shpejt nga ç'mendoni ju!
Lexo po ashtu Kur është koha ideale për të bashkëjetuar? Më shpejt nga ç'mendoni ju!

6. Koha që do kaloni vetëm dhe jeta sociale

Balanca mes kohës që do kaloni bashkë dhe kohës vetëm apo me miqtë përkatës është një tjetër temë shumë e rëndësishme diskutimi. Flisni para se të bashkëjetoni për interesat, dëshirat dhe kohën individuale të secilit. Vetëm se do të nisni të jetoni brenda një shtëpie, s’do të thotë se s’keni nevojë të qëndroni me veten apo me miqtë tuaj, këshillon Anabel.

7. Tregohuni të vërtetë në lidhje me ‘sherret’ në çift

Në këtë fazë të lidhjes, pse vazhdoni të ziheni? A ka diçka që ju shqetëson për mënyrën sesi ata e përballojnë konfliktin? Çfarë do të ndodhte nëse s’do të doje të qëndroje më në të njëjtën dhomë pas një sherri? A jeni gati të tregoni versionin tuaj më tolerant? Për të qenë më të drejtpërdrejtë dhe më të qartë në gjërat që s’ju pëlqejnë?

8. Përgatituni edhe për skenarin më të keq!

Larg qoftë, por gjërat ndodhin! Para se të bashkëjetoni mendoni edhe për skenarin më të padëshirueshëm: ndarjen! Si do të ndani gjërat e përbashkëta? Po me shtëpinë çdo të bëhet? Të gjitha këto duhen menduar para se hapi i madh të konkretizohet për të shmangur humbje parash, energjish dhe ngarkesë mendore. /Telegrafi/