LAJMI I FUNDIT:

Si i dështoi transferimi te Interi në vitin 2013 dhe refuzimi që i bëri Sevillës po atë vit, Ujkani flet për ofertat që kishte dhe pengun e madh në karrierë

Si i dështoi transferimi te Interi në vitin 2013 dhe refuzimi që i bëri Sevillës po atë vit, Ujkani flet për ofertat që kishte dhe pengun e madh në karrierë

Samir Ujkani i ka dhënë fund karrierës së tij pas 16 viteve të kaluara në futbollin profesionist.

Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës kohën më të madhe e ka kaluar në Itali, ku ka luajtur për shumë skuadra.


Torino, Empoli, Palermo, Genoa, Pisa, Cremonese, Chievo, Novara e Latina kanë qenë skuadrat ku ka luajtur portieri kosovar.

Mirëpo në vitin 2013 ai ka qenë shumë pranë ta bëj hapin e madh në karrierë, për t’iu bashkuar gjigantit italian Inter.

Në një rrëfim ekskluziv për Telegrafin, Ujkani ka thënë se i dështoi transferimi te Interi, por jo për faj të tij pasi ai ishte i gatshëm të bashkohet me Neroazzurët.

“Transferimi në Inter më ka dështuar… Nuk është mirë me fol tani, por ka dështuar. Ishte viti 2013 sa isha pjesë e Palermos dhe kisha disa probleme me klubin, derisa në afatin kalimtar të janarit isha pranë Interit”.

@telegrafi 😮 Si i dështoi transferimi te Interi në vitin 2013 dhe refuzimi që i bëri Sevillës po atë vit, Ujkani flet për ofertat që kishte dhe pengun e madh në karrierë #TelegrafiSport #SamirUjkani #ShqiptarëtNëpërBotë #Ujkani #Kosova #Interi #Sevilla ♬ original sound – Telegrafi.com

“Transferimi te Interi dështoi për pak, por jo për shkak të fajit tim, megjithatë tani nuk ia vlen të flasim”, tregon Ujkani.

Por pengu më i madh në karrierën e tij mbetet që nuk u transferua te Sevilla, pasi ishte vet Ujkani që refuzoi gjigantin spanjoll për t’iu bashkuar Chievos.

“Gabimi më i madh i imi mendoj se është që refuzova transferimin te Sevilla. E kisha ofertën e Sevillës në tavolinë dhe e kam refuzuar. Ky është pengu më i madh në karrierën time, pasi është dashur të transferohem atje. E quaj gabimin më të madh që kam bërë”.

Nga Vicario i Tottenham Hotspur te Dybala i Romës apo kampioni i botës Barzagli - Ujkani zgjedh 11-shen më të mirë me të cilët ka luajtur në një skuadër
Lexo po ashtu Nga Vicario i Tottenham Hotspur te Dybala i Romës apo kampioni i botës Barzagli - Ujkani zgjedh 11-shen më të mirë me të cilët ka luajtur në një skuadër

“Transferimi i Interit dështoi jo për shkakun tim, por te Sevilla dështoi shkaku im pasi atë vit vendosa që të transferohem te Chievo që ishte një tjetër gabim pasi nuk shkoi siç e kisha menduar, derisa Sevilla filloi të fitonte Liga të Evropës pa ndalur”, deklaroi ndër të tjera Ujkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori