Dy persona të plagosur me armë zjarri në Podujevë, gjashtë të arrestuar

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri pas një përleshjeje fizike në mes të disa personave në Podujevë.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 18:50, ku njëri nga të dyshuarit, mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë konfliktit, duke plagosur dy meshkuj kosovarë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete. Me vendim të prokurorit, gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, i dyshuari i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri është shpallur në kërkim policor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































