LAJMI I FUNDIT:

Shumë skuadra të mëdha vihen pas sensacionit Joshua Zirkzee

Shumë skuadra të mëdha vihen pas sensacionit Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee është një nga lojtarët që ka bërë më së miri këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi holandez iu bashkua Bolognës vitin e kaluar nga Bayern Munich, derisa këtë vit ka shpërthyer me gola dhe asistime, duke zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane.


22-vjeçari ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 18 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë me fanellën e Bolognës.

Zbulohen klauzola e lirimit të Zirkzee dhe opsionet e Bayernit për ta nënshkruar sensacionin e Serie A
Lexo po ashtu Zbulohen klauzola e lirimit të Zirkzee dhe opsionet e Bayernit për ta nënshkruar sensacionin e Serie A

Kjo ka bërë që pas tij të vihen shumë skuadra të mëdha dhe Bologna do ta ketë shumë të vështirë ta ndalë atë në Renato Dall’Ara.

Ylli holandez pëlqehet nga Newcastle United dhe Liverpool në Angli, derisa Borussia Dortmund synon ta rikthejë atë në Bundesliga.

Ndërkohë në kampionatin italian Serie A, Juventus, Napoli dhe Milan janë tre top klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e holandezit.

Zirkzee është i gatshëm të bëj një hap para në karrierën e tij, derisa ai ka një klauzolë largimi nga Bologna prej 40 milionë eurove, shumë që është e përballueshme për të gjitha skuadrat e interesuara për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori