LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet ndeshja Bayern Munich-Union Berlin, shkak reshjet ekstreme të borës

Shtyhet ndeshja Bayern Munich-Union Berlin, shkak reshjet ekstreme të borës

Bayern Munich ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes së sotme (e shtunë) ndaj Union Berlin për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Bavarezët janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të në Bundesliga, e paraparë të zhvillohej me fillim nga ora 15:30.


Megjithatë, derbi i javës në Bundesliga është shtyrë dhe lajmi është kumtuar nga ekipi vendas, Bayerni.

Bayern Munichu me anë të faqes zyrtare ka njoftuar se deri te shtyrja kanë ardhur për shkak të reshjeve ekstreme të borës në Mynih.

“Ndeshja e Bayernit në Bundesligë kundër Union Berlin, e planifikuar fillimisht për në orën 15:30 sot në Allianz Arena, është shtyrë për shkak të borës së madhe gjatë natës. Reshjet e borës gjithashtu nuk parashikohen të përfundojnë deri në mbrëmjen e së shtunës”.

“Edhe nëse do të kishte qenë e mundur të vihej fusha në Allianz Arena në një gjendje që do të lejonte që ndeshja të vazhdonte pasdite, rreziqet e sigurisë dhe situata e trafikut e bënë të pashmangshme anulimin”.

“Dëbora që bie nga çatia në Allianz Arena përbën një rrezik të pallogaritshëm për spektatorët. Përveç kësaj, është pothuajse e pamundur të shkosh në stadium”.

“Autobusë dhe trena të panumërt janë anuluar, shumë rrugë dhe autostrada janë mbyllur plotësisht, linja e nëndheshme U6, e cila shkon në Frottmaning dhe Allianz Arena, është pezulluar”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori