LAJMI I FUNDIT:

Shtatë hapa për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet në vendin e punës

Shtatë hapa për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet në vendin e punës

Pavarësisht se sa mirë zhvillohet ekipi juaj, konfliktet në vendin e punës do të lindin herë pas here

Ndonjëherë këto konflikte janë të vogla dhe punonjësit mund t’i zgjidhin vetë çështjet e tyre. Sidoqoftë, do të ketë raste kur do të duhet të ndërhyni dhe të ndihmoni në zgjidhjen e situatës.

Ndërsa mund të jetë e vështirë të ndërmjetësoni midis dy palëve që nuk pajtohen me njëri-tjetrin, është e rëndësishme të kuptoni se si ta bëni këtë nëse dëshironi të rivendosni paqen në ekipin tuaj. Më poshtë, shtatë sipërmarrës sqarojnë se si ata i qasen zgjidhjes së konflikteve në vendin e punës dhe si parandalojnë që i njëjti problem të mos ndodhi më në të ardhmen.

1. Drejtojuni menjëherë konfliktit

Ashtu si për çdo konflikt, problemet në vendin e punës duhet të trajtohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, thotë Andrew Schrage, bashkëpronar i Money Crashers Personal Finance.

“Bisedoni me punonjësit të lidhur me situatën dhe merrni një vendim të shpejtë,” thotë Schrage. “Këto gjëra nuk mund të zgjasin – ju duhet t’i rregulloni ato menjëherë. Duke bërë kështu, biznesi juaj do të funksionojë më mirë dhe anëtarët e ekipit tuaj do t’ju respektojnë më shumë.”

2. Vlerësoni ndjenjat e të gjithëve

Konflikti ndodh sepse njerëzit janë krijesa emocionale, thotë Brittany Hodak, një sipërmarrëse dhe folëse e mirënjohur. Nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Ajo tregon se punonjësit investojnë emocionalisht në punën e tyre.

Kur përpiqeni të zgjidhni një situatë, Hodak rekomandon së pari të pranohen dhe vërtetohen ndjenjat që çuan në konflikt.

“Nëse nuk i adresoni emocionet themelore, nuk keni gjasa ta zgjidhni çështjen dhe përfundimisht do të përsëritet përsëri,” shton Hodak.

3. Bëni një diskutim në grup

Serenity Gibbons, udhëheqësja e njësisë vendore për NAACP, këshillon krijimin e një hapësire për ata që janë në konflikt, së bashku me menaxhimin, për të diskutuar atë që ndodhi si grup.

“Dëgjoni në mënyrë aktive secilin person dhe punoni për të kuptuar situatën,” thotë Gibbons.

“Gjeni një rrugë për të arritur një zgjidhje dhe pastaj flisni për ide për t’u siguruar që të mos ndodhë në të ardhmen. Këto shpesh janë diskutime shumë të frytshme, ku të gjithë mendojnë se dëgjohen dhe se mendimi i tyre ka rëndësi.”

4. Shkoni në rrënjët e problemit

Reagimi i menjëhershëm ndaj një konflikti në vendin e punës varet se ku të dy palët janë emocionalisht, thotë Solomon Thimothy, president i OneIMS. Nëse është një luftë e ndezur, një drejtues duhet t’i qetësojë gjërat. Pastaj, thotë ai, është koha për të arritur në rrënjët e çështjes.

“Sapo të bëhen palët emocionalisht të disponueshme për një dialog konstruktiv, pyetini ata se kur filloi me të vërtetë ky konflikt,” thotë Thimothy. “Qëllimi juaj është të zbuloni problemin aktual dhe që aty të kërkoni zgjidhjen.”

5. Konsultohuni me një ndërmjetës neutral

Mënyra më e mirë për të zgjidhur në mënyrë konstruktive konfliktet në vendin e punës është përfshirja e një ndërmjetësi të duhur, thotë Bryce Welker, CEO i Beat The CPA. Ky person duhet të jetë një palë e tretë e paanshme me përvojë për zgjidhjen e konflikteve, si dhe njohuri për kulturën e vendit tuaj të punës, shkruan Business Magazine.

“Kur u krijua një konflikt në ekipin tim, ne sollëm një ekspert për zgjidhjen e konflikteve, i cili na ndihmoi të identifikonim shkakun themelor, të zgjidhnim argumentin dhe të parandalonim konfliktet e ardhshme,” thotë Welker.

6. Vendosni qëllime për të dy palët

Chris Christoff, bashkëthemelues i MonsterInsights, thotë se hapi i parë në zgjidhjen e konflikteve është vendosja e një qëllimi për atë që dëshironi të ndodhë, përtej thjesht “zgjidhjes së problemit”.

“Vendosni një qëllim që i përket secilit person, në mënyrë që të dini se çfarë të thoni dhe si ta trajtoni situatën në mënyrë efektive,” shpjegon Christoff.

7. Krijoni një plan të shkruar për zgjidhjen e konflikteve

Një plan zyrtar i zgjidhjes së konflikteve do t’ju ndihmojë të dokumentoni incidentin dhe të shpjegoni zgjidhjen e arritur nga të dy palët, thotë Syed Balkhi, bashkëthemelues i WPBeginner.

“Ky dokument do t’u japë kohë të dyja grupeve të shprehin problemin e tyre dhe të adresojnë çdo shqetësim që mund të kenë,” shton Balkhi.

“Pasi të dy palët të kenë deklaruar problemin e tyre, punoni për të zgjidhur çështjet dhe të dy punonjësit të nënshkruajnë marrëveshjen.” /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori