LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i parë në WWE, fiton ndeshjen dhe kërcënon kundërshtarët në gjuhën shqipe (Foto/Video)

Shqiptari i parë në WWE, fiton ndeshjen dhe kërcënon kundërshtarët në gjuhën shqipe (Foto/Video)

Njëri nga sportet më të dashura në Amerikë padyshim që është edhe ‘Wrestlingu’, ku përpos garuesve në të kanë marrë pjesë edhe yje të filmit por edhe presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump.

Por tani tifozët shqiptarë të këtij sporti kanë një arsyeje më shumë për ta ndjekur, pasi në të është futur edhe një garues nga Kosova.


Është fjala për Gëzim Selmanin i cili është me prejardhje nga Mitrovica, por i lindur në Holandë para se të bartej në SHBA.

Selmani ka filluar që nga mosha 12-vjeçare të merret me kik boks, ndërsa nga mosha 18-vjeçare filloi te merret me artet marciale mikse.

Një vit më parë, shqiptari nënshkroi një kontratë profesionale me kompaninë e madhe WWE dhe më në fund i erdhi debutimi në TV me emrin artistik ‘Rezar’ dhe është së bashku me ‘Akam’ që kanë formuar grupin ‘Authors of Pain’.

Gëzim Selmani me flamurin e Kosovës
Gëzim Selmani me flamurin e Kosovës

Që nga debutimi në këtë sport, ‘Authors of Pain’, kanë dominuar në garat TAG TEM në NXT duke arritur vetëm fitore në të gjitha ndeshjet e tyre.

Në ndeshjen e parë në WWE, Gëzim Selmani së bashku me shokun e tij të grupit arritën të fitojnë në Toronto dhe ta marrin çmimin e parë në garën ‘Tag team Classic 2016’.

Pas fitores, Selmani foli për kanalin zyrtar të WWE, duke filluar në anglisht fjalinë e tij por e përfundoi në gjuhën shqipe.

“Ne jemi më të mirët këtu në NXT, nuk ka kush që mundet me fitu prej nesh”, deklaroi Selmani. /Telegrafi/

Selmani gjatë intervistës pas meçit duke folur në gjuhën shqipe

Më poshtë keni disa meçe nga shqiptari Gëzim Selmani

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori