Kënga e re arriti sukses të konsiderueshëm në orët e para të lansimit duke grumbulluar rreth 50 mijë klikime dhe për Telegrafin, krijuesi i shumë hiteve, producenti dhe reperi, Genc Prelvukaj shpjegon natyrën e këngës.

Ai thotë se përkundër faktit se janë përdorur melodi dhe ritme perëndimore, kënga është një manifest vallëzimi për shqiptarë.


“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i këngës Shqip Dance të përdoren vetëm instrumentet shqiptare sepse do të bëhëj një këngë shumë e zakonshme. Ideja e këngës sillet rreth asaj që me cdo lloj ritmi, pavarësisht ku bëhët dhe në cfarë gjuhe, ne mund ti përshtatemi me Shqip Dancing”.

“Eshtë shumë e thjeshtë kjo punë: unë mund të përformoj vetë në shumë instrumente autoktone dhe puna më e vogël do të ishte që ti inkuadroj ato në këngë mirëpo ideja është ndryshe. Sidoqoftë kënga ka një start të jazhtzakonshëm. Gjithkah degjohet e pëlqehet”.

“Lyrical Son ka pjesë të shkurtër? Muzika nuk ka rregulla. Kemi vendosur se ashtu është më mirë. Në fakt pjesa e Lyrical është e shkurter, por godet shumë”, u shpreh Genci për Telegrafin. /Telegrafi/