LAJMI I FUNDIT:

“Shpresoj ta fitojmë për Kroosin”, Ancelotti flet para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

“Shpresoj ta fitojmë për Kroosin”, Ancelotti flet para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se djersa e ftohtë dhe frika do të mbizotërojë ne mendjet e të dyja ekipeve, teksa ka dhënë një deklaratë për shtyp para finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madridi do të tentojë që ta fitojë trofeun e 15-të në ‘Wembley’ më datë 1 qershor, dhe për ta bërë këtë duhet të mposhtin ekipin gjerman Borussia Dortmund.

Kur u pyet specifikisht nëse italianin e kanë rrëmbyer djersët e ftohta dhe frika, Ancelotti tha se kjo ‘frikë’ do të arrijë pasditen e së shtunës.

“E di, është normale, unë kam eksperiencë dhe kjo skuadër ka besim. Unë e shoh se ekipi është i fokusuar në këtë ndeshje”.

“Ne po luajmë ndaj një kundërshtari që e ka merituar të vijë këtu, që ka eliminuar ekipe të mëdha dhe ne jemi të bindur që duhet të vuajmë dhe të luftojmë”, ka thënë Ancelotti fillimisht.

“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit
Lexo po ashtu “Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

Kjo finale do të jetë e fundit për Toni Kroos në nivel klubi pasi ai ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli aktiv pas përfundimit të Euro 2024.

“Shpresoj që ai ta përfundojë karrierën me trofe të Ligës së Kampionëve. Në nivel individual, ai e meriton këtë”.

“Karriera e Kroos nuk ka nevojë për një tjetër Ligë të Kampionëve për shkak të kontributit që ai ka dhënë”.

“Ai ka hyrë në histori të Real Madridit, dhe nuk është se një Ligë e Kampionëve më shumë do ta bëjë të futet aty, ai tashmë ka hyrë në histori. Një më shumë do të ishte fantastike, por ai tashmë ka hyrë në histori të futbollit”, përfundoi italiani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

La Liga
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Shpjegohet: Pse Jude Bellingham dhe Trent Alexander-Arnold bënë festën e 'ujkut' në golin e yllit të Realit

Shpjegohet: Pse Jude Bellingham dhe Trent Alexander-Arnold bënë festën e 'ujkut' në golin e yllit të Realit

Përfaqësueset
Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

La Liga
Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

La Liga
Kalo në kategori