Këngëtarja Vesa Luma ka pak kohë që i është rikthyer muzikës me dy projekte të reja muzikore, pas një pauze të shkurtër përshkak të shtatëzanisë së saj.

Mirëpo, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Ndonëse tash e disa vite jeton në Tiranë, Vesa prapëseprapë është shumë e lidhur me Prishtinën, dhe nuk mund t’i mbesin anash as zhvillimet që ndodhin këtu.

Së fundmi, këngëtarja ka shprehur shqetësimin e saj për atë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Prizrenit, ku aktivisti i Lëvizjes Vetvendosje Astrit Dehari, kishte ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Rona Nishliu kërkon drejtësi për Astrit Deharin (Foto) Rona Nishliu kërkon drejtësi për Astrit Deharin (Foto)

Por Vesa mllefin më të madh e ka me disa prej portaleve online, të cilat së fundmi kanë publikuar videon, e cila shfaq gjendjen e tmerrshme të Astritit pak minuta para vdekjes.

Këngëtarja ka shkruar një status në Facebook, duke e cilësuar këtë gjest si të trupshëm dhe aspak njerëzor. /Telegrafi/

Statusi revoltues i këngëtares Vesa Luma në Facebook (I censuruar)

Statusi revoltues i këngëtares Vesa Luma në Facebook (I censuruar)