LAJMI I FUNDIT:

Shpallet i mbyllur kampionati në Francë, PSG kampion i ri, Arbër Zeneli me Reims në Ligën e Evropës

Shpallet i mbyllur kampionati në Francë, PSG kampion i ri, Arbër Zeneli me Reims në Ligën e Evropës

Ka mbaruar edhe zyrtarisht sezoni 2019-2020 në elitën e futbollit francez Ligue 1 si dhe në Ligue 2.

Ka qenë kryeministri francez Edouard Philippe që ka marrë një vendim të tillë dy ditë më parë.


Kampionati francez ishte mbyllur me 13 mars për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë Covid-19 në Francë.

E tani gazetari i L’Equipe, Domenighetti Joel ka raportuar se Ligue 1 do t’ia dorëzojë titullin skuadrës liedere pas 28 javëve Paris Saint Germain.

PSG ishte duke udhëhequr me 12 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt Olympique Marseille.

E në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm do të shkojnë pikërisht Olympique Marseille si e dyta dhe Stade Rennes si e treta.

Ndërkohë në Ligën e Evropës do të marrin pjesë tri skuadra, Lille, Nice dhe Reims i sulmuesit kosovar Arbër Zeneli.

Kësisoj jashtë garave evropiane mbesin dy skuadra të mëdha si Lyon dhe Monaco për nga një pikë.

Nga elita e futbollit francez bien direkt Toulouse dhe Amines, ndërsa ngritën nga Ligue 2, Lens dhe Lorient. /Telegrafi/