LAJMI I FUNDIT:

Shokuese, sigurimi i stadiumit godet mbrojtësin e Lyonit (Video)

Shokuese, sigurimi i stadiumit godet mbrojtësin e Lyonit (Video)

Pas përleshjes para fillimit të ndeshjes, ku tifozët e Bastias u futën në fushë për sulmuar lojtarët e Lyonit, incidenti ka vazhduar edhe në pushimin e pjesës së parë.

Pasi një tifoz i Bastias është futur në fushë dhe pas një dialogu me portierin Anthony Lopes ka filluar përleshjen, gjërat kanë shkuar edhe më larg.


Ndërpritet ndeshja, një tifoz i Bastias përleshet me portierin e Lyonit (Video)
Lexo po ashtu Ndërpritet ndeshja, një tifoz i Bastias përleshet me portierin e Lyonit (Video)

Një person nga sigurimi i stadiumit ka goditur mbrojtësin e Lyonit, Mouctar Diakhaby.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-0 dhe me shumë mundësi takimi do të shtyhet. /Telegrafi/