LAJMI I FUNDIT:

Shkodër, 26-vjeçari plagos babë e bir me thikë

Shkodër, 26-vjeçari plagos babë e bir me thikë

Dy shtetas në Shkodër kanë mbetur të plagosur me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas Policisë, të plagosurit janë babë e bir, përkatësisht 53 dhe 19-vjeç, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të sulmit me thikë, i cili është një 26-vjeçar.

Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.