LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim lojtarësh dhe 40 milionë euro, tifozët e Juventusit ëndërrojnë për yllin e Barçës

Shkëmbim lojtarësh dhe 40 milionë euro, tifozët e Juventusit ëndërrojnë për yllin e Barçës

Pas afrimit të Angel di Maria, Paul Pogba dhe Gleison Bremer, Juventusi duhet të shesë lojtarë dhe duhet të bëjë shpejt, në mënyrë që ta përforcojë akoma më shumë ekipin për sezonin e ri. Emri i parë në listën e lojtarëve që duhen larguar është ai i Arthur Melos.

Braziliani nuk ka bindur kurrë në Torino, por nuk do të jetë e lehtë që të gjendet një ekip për të, duke parë rrogën e lartë që merr te bardhezinjtë. Barcelona duket se është vënë në lëvizje për brazilianin. Një tjetër ekip i interesuar është Arsenali.


Pengesa më e madhe për një kthim të mundshëm të lojtarit në Camp Nou, është numri i madh i mesfushorëve që janë te skuadra katalanase.

Juventusi kërkon sa më parë largimin e tre lojtarëve
Lexo po ashtu Juventusi kërkon sa më parë largimin e tre lojtarëve

Kështu që, në mënyrë që të bëjnë blerje spanjollët do të duhet të shesin. Emri i parë është ai i Frankie de Jong: holandezi kërkon të ndërrojë ambient dhe shitja duket si zgjidhja më e pëlqyer nga të gjitha palët.

Një ide e mundshme që mund të marrë formë në javët e ardhshme, edhe pse duke shumë e vështirë, është ajo e një këmbimi mes Arthur dhe De Jong: një operacion i ri mes Juventus-it dhe Barcelonës.

Vlerësimi i holandezit është rreth 80 milionë euro, ndërsa ai i brazilianit është rreth 40 milionë, që do të thotë se bardhezinjtë do të duhet të paguajnë edhe një shumë të rëndësishme. Megjithatë, Massimiliano Allegri do të kishte regjisorin e tij dhe tifozët e Zonjës së Vjetër kanë filluar të ëndërrojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori