LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi në botëror, vazhdon rritja e çmimit të Gakpos dhe katër gjigantë evropianë duan transferimin e tij në janar

Shkëlqimi në botëror, vazhdon rritja e çmimit të Gakpos dhe katër gjigantë evropianë duan transferimin e tij në janar

Cody Gakpo është duke shkëlqyer me Holandën në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës.

Talenti i madh holandez ka qenë lojtari më në formë i tulipanëve edhe para startit të ‘Katar 2022’, ku ka shkëlqyer me PSV Eindhoven.


Por falë shkëlqimit edhe në botëror, skuadrat e mëdha kanë rikthyer interesimin për Gakpon dhe duan transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Gazetari holandez Marco Timmer ka raportuar se PSV pritet ta shes yllin e skuadrës në afatin kalimtar të dimrit, pasi pritet të vijnë oferta të shumta në drejtim të tyre.

Top skuadrat evropiane si Bayern Munich, Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool janë të interesuara për të nënshkruar me Gakpon.

23-vjeçari ka rritur ndjeshëm vlerën e tij dhe PSV tani pritet të fitojë mbi 50 milionë euro nga shitja e yllit të saj.

Reprezentuesi holandez ka shkëlqyer me PSV Eindhoven ku në 23 ndeshje zyrtare ka shënuar 13 gola e ka asistuar në 17 të tjerë. /Telegrafi/