LAJMI I FUNDIT:

Shiten të gjitha biletat për finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit e Interit

Shiten të gjitha biletat për finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit e Interit

Biletat për ndeshjen finale të Kupës së Italisë në mes Juventus – Inter janë shitur në një numër rekord.

Finalja e Kupës së Italisë këtë edicion zhvillohet në mes Juventusit dhe Interit.


Kjo do të jetë hera e tretë që ‘Bianconerët’ dhe ‘Nerazzurrët’ takohen në finale – Juventusi fitoi të dyja takimet e mëparshme, 4-1 në sezonin 1958-59 dhe 1-0 në sezonin 1964-65.

Të gjitha lajmet nga Kupa e Italisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kupa e Italisë

Siç raportohet nga ‘Gazzetta dello Sport’, biletat e mbetura pritet të shiten së shpejti dhe tashmë janë regjistruar rekorde sa i përket fitimeve nga shitja e tyre.

Fitimet e mëparshme rekord erdhën nga ndeshja e dytë gjysmëfinale ndërmjet Interit dhe Milanit më 19 prill, e cila mposhti rekordin e vitit 2016 prej 4,156,710 euro.

Ndeshja në mes Juventus – Inter zhvillohet më 11 maj (e mërkurë), në stadiumin ‘Olimpico’ me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/