Finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit në “Stadio Olimpico” do të jetë përplot me tifoz, pasi janë shitur të gjitha biletat.

Ndeshja fillon në Romë të mërkurën në orën 21:00.

Stadio Olimpico u zgjodh si terren neutral për dy klubet dhe po rezulton jashtëzakonisht popullor, pasi La Gazzetta dello Sport raporton se janë shitur të gjitha biletat prej 68,000 sosh.

Lega Serie A do të shpallë të ardhurat e sakta nga shitja e biletave nesër, por besohet të jetë mbi 5 milionë euro, rekord i ri për këtë garë.

Klubet do të përfitojnë gjithashtu financiarisht, pasi fituesit marrin 4.5 milionë euro para, ndërsa finalistët humbës do të marrin 2 milionë euro.

Reklama

Fituesi do të jetë në gjendje të luajnë në Supercoppa Italiana sezonin e ardhshëm, ku fitimi është 3 milionë euro për fituesin.

Reklama

Si gjithmonë me finalen e Kupës së Italisë në vitet e fundit, një i ftuar special muzikor do të këndojë himnin kombëtar italian përpara fillimit.

Këtë herë do të jetë këngëtarja Arisa, e cila fitoi Festivalin e Muzikës në Sanremo në vitin 2014./Telegrafi/