LAJMI I FUNDIT:

“Shiko edhe golin gjithashtu”, Suarez i inatosur me anësorin pas pozitës jashtë (Foto)

“Shiko edhe golin gjithashtu”, Suarez i inatosur me anësorin pas pozitës jashtë (Foto)

Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Valencias ka përfunduar me rezultat 0-0 në La Liga.

Por, rezultati nuk do ishte i tillë sikur gjyqtari kryesor dhe ai anësor nuk do të gabonin në minutën e 30-të, kur katalanasve iu mohua një gol i rregullt.


Topi kalon vijën, por gjyqtari nuk ia pranon golin Messit ndaj Valencias (Video)
Lexo po ashtu Topi kalon vijën, por gjyqtari nuk ia pranon golin Messit ndaj Valencias (Video)

Kjo pasi portieri i Neto gaboi pas gjuajtjes së Lionel Messit dhe topi kaloi vijën e portës, por fatkeqësisht e gjitha kjo nuk u pa nga gjyqtari.

Në minutën e 37-të Luis Suarez ishte në pozitë jashtë loje dhe në momentin që loja u ndal, uruguaiani u kthye nga anësori i nervozuar dhe i tha: “Shiko edhe golin gjithashtu”.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit kishte më vonë një tjetër rast të mirë për gol, por Neto u tregua i vëmendshëm. /Telegrafi/