LAJMI I FUNDIT:

Shelvey pretendon se Newcastle do të jetë klub i madh si Man City dhe PSG

Shelvey pretendon se Newcastle do të jetë klub i madh si Man City dhe PSG

Mesfushori i Neëcastle United, Jonjo Shelvey beson se ata do të jenë skuadër e madhe pas disa vitesh sikurse Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

“Laraskat” kanë shijuar një rilindje në gjysmën e dytë të sezonit, që nga emërimi i menaxherit Eddie Howe.


Lëvizja ndodhi rreth kohës së marrjes së klubit nga një konsorcium i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili zëvendësoi Steve Bruce me Howe për të siguruar që klubi të shmangte rënien.

Newcastle përgatitet të shesë dhjetë lojtarë në verë, Saint-Maxim emri më befasues në listë
Lexo po ashtu Newcastle përgatitet të shesë dhjetë lojtarë në verë, Saint-Maxim emri më befasues në listë

“Unë e dua jetën këtu, Newcastle është një vend i mrekullueshëm për të jetuar. Zakonisht bëj vetëm tre vjet dhe pastaj vazhdoj, por këtu jam i vendosur”, ka thënë fillimisht Shelvey për Sky Sports.

“Të gjithë në klub po shkojmë në të njëjtin drejtim – shoqëria përreth vendit është diçka që nuk e kam parë më parë”.

“Kurrë nuk kam pasur një menaxher të tillë më parë. Gjëja e parë që bëri ishte t’u jepte të gjithëve një fletë letre për të shkruar emrat e grave dhe fëmijëve të tyre, plus të gjitha ditëlindjet tona. Ai dëshiron të dijë gjithçka për të gjithë. Jam i lumtur që jam pjesë e planeve të tij dhe dua të bëj gjithçka për ta shpërblyer”.

Formacioni i mundshëm i Newcastle për sezonin e ardhshëm me transferimet e reja që pritet t’i bëjë gjatë verës
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Newcastle për sezonin e ardhshëm me transferimet e reja që pritet t’i bëjë gjatë verës

“Në disa klube ju keni probleme nëse nuk luani. Lojtarët mund të heqin dorë nga stërvitjet ndonjëherë, por në Newcastle ata që nuk luajnë janë në stërvitje të nesërmen, ndërsa të tjerët që rikuperohen – ata ndoshta janë më në formë se ata që kanë luajtur një ditë më parë”.

“Ky klub do të jetë i madh. Unë po flas, klub i madh si PSG dhe Man City. Do të marrë kohë, dhe është një proces ndërtimi, por Newcastle mund të shkojë në krye. Ne të gjithë duhet të jemi të durueshëm. Gjithçka që dua është të jem pjesë e procesit”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori