LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Newcastle për sezonin e ardhshëm me transferimet e reja që pritet t’i bëjë gjatë verës

Formacioni i mundshëm i Newcastle për sezonin e ardhshëm me transferimet e reja që pritet t’i bëjë gjatë verës

Newcastle United mund të mburret me një linjë mbrojtëse krejtësisht të tre për ditën e parë të sezonit 2022/23 në krahasim me fillimin e këtij sezoni.

Laraskat u blenë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite në një marrëveshje prej 300 milionë funtesh në tetor, me Eddie Howe që mori drejtimin e ekipit.

Trajneri Howe bëri disa blerje yjesh në afatin kalimtar të janarit, por atij pritet t’i dorëzohen një numër tjetër i madh transferimesh gjatë verës.


Sipas gazetës The Sun, prioriteti numër 1 i trajnerit të Newcastle, Howe, duket se është mbrojtja e tij dhe tashmë po shikohen emrat e transferimeve të reja.

Nga Coutinho te Diaz, Alli dhe Guimaraes – Formacioni më i mirë i Ligës Premier me blerjet e janarit
Lexo po ashtu Nga Coutinho te Diaz, Alli dhe Guimaraes – Formacioni më i mirë i Ligës Premier me blerjet e janarit

Howe tashmë nënshkroi Kieran Trippier dhe Dan Burn në marrëveshje të përhershme në janar, ndërsa gjithashtu shtoi Matt Targett në huazim nga Aston Villa dhe ai pritet të qëndrojë në St James’ Park përtej verës.

Por, trajner anglez është i prirur të shtojë më shumë qëndrueshmëri në vijën e tij të mbrojtjes dhe po synon dy përforcime të reja në mbrojtje.

Chelsea është gati të ndahet me Kepa Arrizabalaga, pasi portieri më i shtrenjtë në histori ka humbur vendin pas transferimit të Edouard Mendy dhe Newcastle thuhet se është një nga shumë klubet që dëshiron të përfitojë nga situata e tij.

“Laraskat” janë të vendosur të ri-ndezin në korrik interesin e tyre për qendërmbrojtësin e Lille, Sven Botman, për të bërë partner të Burn në zemër të mbrojtjes.

Me Kepa dhe Botman, Newcastle do të mburrej me një linjë mbrojtëse krejtësisht ndryshe nga dita e parë e sezonit 2021/22.

Skuadra verilindore po duket e fortë në mesfushë me blerje në janar si, Bruno Guimaraes, mesfushorin e rilindur Joelinton dhe ish-yllin e Arsenalit, Joe Willock.

Miguel Almiron, Allan Saint-Maximin dhe Callum Wilson gjithashtu mund të përbëjnë një kërcënim real për mbrojtjen kundërshtare, me Ryan Fraser dhe Chris Wood, të cilët do të jenë zëvendësues të tyre.

Sidoqoftë, puna e transferimeve të verës nga Newcastle do të varet nga fakti nëse ata do t’i mbijetojnë apo jo rënies nga Liga Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori