LAJMI I FUNDIT:

Shefi i OKB-së: Izraeli po përhap dezinformata për mua

Shefi i OKB-së: Izraeli po përhap dezinformata për mua

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, akuzoi Izraelin të hënën për përhapjen e dezinformatave rreth tij gjatë luftës më shumë se tetë mujore midis Izraelit dhe militantëve palestinezë Hamas në Rripin e Gazës, shkruan Reuters.

“Kam dëgjuar të njëjtin burim shumë herë duke thënë se nuk e kam sulmuar kurrë Hamasin, se kurrë nuk e kam dënuar Hamasin, se jam mbështetës i Hamasit”, tha Guterres në një konferencë shtypi mbi integritetin e informacionit, pa përmendur emrin e Izraelit, transmeton Telegrafi.

“Unë e kam dënuar Hamasin 102 herë, 51 prej tyre në fjalime zyrtare, të tjerat në platforma të ndryshme sociale. E vërteta, në fund, gjithmonë fiton”, tha ai.


Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, tha se dënimet nga Guterres ishin “fjalë boshe në krahasim me veprimet e tij”.

“Qëllimi i tij i vetëm ka qenë të ndihmojë Hamasin t’i mbijetojë kësaj lufte. Ne e shohim të neveritshme që sekretari i përgjithshëm refuzon të respektojë standardet e OKB-së dhe përshkruan një pamje të shtrembëruar të ngjarjeve në terren. Antonio Guterres është bashkëpunëtor i terrorit dhe duhet të japë dorëheqjen sot”, shtoi Erdan.

Marrëdhëniet midis OKB-së dhe Izraelit kanë qenë prej kohësh të tensionuara dhe janë përkeqësuar gjatë luftës Izrael-Hamas.

Izraeli akuzoi OKB-në se ishte e njëanshme ndaj saj dhe ka akuzuar stafin e OKB-së për bashkëpunim me Hamasin dhe militantë të tjerë. OKB-ja po heton disa nga akuzat, por ka thënë se në shumë raste ende nuk ka marrë prova nga Izraeli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Paralajmërohet fundi i vapës së madhe në Evropë - ekspertët parashikojnë datën e përfundimit dhe stuhitë që mund të pasojnë

Evropa
Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

Liqeni gjigant në Kaliforni kthehet papritur 130 vjet pas zhdukjes

Botë
Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja

Si u lokalizua Faton Hajrizi, mediat serbe publikojnë detaje të reja

Serbia
Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Plumbi i krijoi një plagë të gjerë në vesh, Trump ndan përditësime për shëndetin e tij pas atentatit

Amerika
Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Ndryshimi i klimës po i bën ditët më të gjata - kjo nuk ka ndodhur në mijëvjeçarë

Botë
Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Pas infektimit me COVID, mjeku i Bidenit del me deklaratë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit

Amerika
Kalo në kategori