LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të tentojë të kufizojë blerjen e armëve, dy partitë pranë arritjes së një marrëveshje

SHBA do të tentojë të kufizojë blerjen e armëve, dy partitë pranë arritjes së një marrëveshje

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje ligjvënësve amerikane që të arrijnë sa më shpejtë një marrëveshje për të ndryshuar kushtet për blerjen e armëve, derisa një grup i senatorëve të dielën njoftuan për një kornizë të kufizuar dypartiake si një përgjigje ndaj të shtënave masive që ndodhën muajin e kaluar në SHBA.

Marrëveshja e propozuar përfaqëson progresin modest që ofron kufizime të moderuara në përdorimin e armëve, ndërkohë që rrit përpjekjet për të përmirësuar sigurinë në shkollat dhe programet e shëndetit mendor, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, marrëveshja është larg hapave të vështirë që Biden, shumë demokratë, ithtarë të reformës së armëve dhe qytetarë amerikanë e kanë kërkuar prej kohësh.

Për shembull, nuk ka propozime për ndalimin e armëve për kryerje të sulmeve” siç kanë dëshiruar aktivistët, madje nuk parashihet as kufiri i moshës për blerje të armës nga 18 deri në 21-vjeç.

Është e rëndësishme që “marrëveshja në parim” ka mbështetjen e të paktën 10 senatorëve Republikanë, që mjafton që të arrihet një prag prej 60 votash në Dhomën e Përfaqësuesve.

Marrëveshja ka për qëllim të vë në dispozicion të dhënat e blerësve të rinj të armëve që janë nën moshën 21-vjeç, si dhe të kryhen kontrollet paraprake.

Marrëveshja do t’u ofronte para shteteve për të zbatuar ligjet që lejojnë konfiskimin e përkohshëm të armëve nga njerëzit që konsiderohen potencialisht të dhunshëm, si dhe të forcohet siguria e shkollave dhe të programeve të shëndetit mendor.

Siç raporton The Guardian, do të ndërmerreshin hapa tjerë, duke përfshirë kërkesën për më shumë tregtarë armësh që të marrin leje nga tregtarët federalë, që do të thotë se duhet të kryejnë një kontroll të blerësit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Ka vdekur stjuardesa me përvojën më të gjatë të punës në botë - ajo u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet

Ka vdekur stjuardesa me përvojën më të gjatë të punës në botë - ajo u shërbeu mysafirëve në aeroplan për gati 67 vjet

Amerika
Spiunim, frikësim e shpifje ndaj prokurorëve - ekspozohet 'lufta' nëntëvjeçare e Izraelit kundër Gjykatës së Hagës

Spiunim, frikësim e shpifje ndaj prokurorëve - ekspozohet 'lufta' nëntëvjeçare e Izraelit kundër Gjykatës së Hagës

Azia
Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Evropa
‘Tmerr’ në varrezat e Zagrebit, vizitorët gjejnë 15 varre të hapura

‘Tmerr’ në varrezat e Zagrebit, vizitorët gjejnë 15 varre të hapura

Kroacia
Kalo në kategori