LAJMI I FUNDIT:

SHBA përgatitet të dërgojë qindra ushtarë në Arabinë Saudite

SHBA përgatitet të dërgojë qindra ushtarë në Arabinë Saudite

Administrata e presidentit Donald Trump intensifikon marrëdhëniet e saj të diskutueshme ushtarake me Arabinë Saudite, duke u përgatitur për të dërguar qindra ushtarë në vend mes tensioneve në rritje me Iranin, njofton CNN.

Sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes amerikanë të paidentifikuar, pritet që 500 ushtarë të shkojnë në bazën e Forcave Ajrore, Princi Sulltan, që ndodhet në shkretëtirën lindore të kryeqytetit saudit Al Riad.


Një numër i vogël ushtarësh dhe stafi mbështetës janë në vend, dhe janë bërë përgatitjet fillestare për baterinë mbrojtëse raketore ‘Patriot’, si dhe për përmirësimin e pistës dhe aeroportit, thanë zyrtarët.

Kongresi nuk u njoftua zyrtarisht për vendosjen, ndonëse një zyrtar i tha CNN-së se atyre u është dhënë informacioni joformal dhe njoftimi pritet javën e ardhshme.

Kongresi do të japë detaje më të sakta në lidhje me angazhimet ushtarake amerikane në rajon që tashmë janë shpallur publikisht.