LAJMI I FUNDIT:

Shakira në autobusin e Barcelonës, huton shoferin që ngatërron rrugën

Shakira në autobusin e Barcelonës, huton shoferin që ngatërron rrugën

Barcelona ka mbërritur mëngjesin e së hënës në Torino dhe është gati për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Juventusit në “Juventus Stadium”.

Blaugranat erdhën nën shoqërinë e Shakiras, këngëtares kolumbiane që është e lidhur me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique. Por një shqetësim të vogël ka pasur Barcelona sapo ka mbërritur në Itali, pasi shoferi i autobusit të katalanasve ka ngatërruar rrugën për të shkuar në hotelin ku do të akomodoheshin spanjollët.


Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë incident. Shoferi ka kthyer autobusin pas, për të marrë më vonë rrugën e duhur dhe për të sistemuar Barcelonën sipas planifikimit. Pasditen e së hënës kanë folur në konferencën për shtyp Javier Mascherano dhe Luis Enrique, përpara se të fillonte seanca stërvitore në “Juventus Stadium”, në orën 19:00.

Si Barcelona, ashtu edhe Juventus, janë në garë për të fituar tripletën, me italianët që kanë vështirësi disi në Champions, ndërsa spanjollët e kanë problemin me kampionatin pas humbjes së fundit në Malaga.