LAJMI I FUNDIT:

“Shake it” mbërrin edhe te skuadra holandeze (Video)

“Shake it” mbërrin edhe te skuadra holandeze (Video)

Bashkëpunimi mes grupit Etnon dhe Genta Ismajlit pa dyshim që është hiti i momentit.

Video të shumta në rrjete sociale janë publikuar me këtë këngë nga fansat e artistëve në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.


E fundit ishte ajo nga futbollisti i Kombëtares, Milot Rashica, i cili ka publikuar një video ku shihet në zhveshtore së bashku me futbollistët e ekipit të tij, Vitesse, duke u shoqëruar me këtë këngë.

Ky krijim muzikor më i ndëgjuari i momentit ka arritur më shumë se katër milionë klikime në kanalin “Youtube”./Telegrafi/.