LAJMI I FUNDIT:

Sezon katastrofë dhe paralajmërim për blerje të reja, Liverpooli në krye të listës ka yllin e Interit

Sezon katastrofë dhe paralajmërim për blerje të reja, Liverpooli në krye të listës ka yllin e Interit

Nicolo Barella është një nga objektivat kryesore të Liverpoolit për të përforcuar mesfushën e tyre në afatin kalimtar të verës.

Reds nuk kanë pasur një sezon pozitiv nën drejtimin e Jurgen Klopp këtë sezon, duke zbritur në vendin e 8- të në tabelën e Ligës Premier dhe duke pësuar një humbje të dhimbshme 5-2 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Klopp sot konfirmoi se Liverpooli do të investojnë shumë në afatin e ardhshëm të verës, duke thënë: “Do të ketë blerje të reja verën e ardhshme dhe kjo është arsyeja pse unë rinovova”.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Barella është një nga lojtarët në listën e ngushtë të mesfushës së Liverpoolit.

Lojtari i Interit është ndjekur nga afër nga një numër skautësh të The Reds në muajt e fundit, duke përfshirë Paul Goldrick dhe kreun e tyre të skautizmit, Barry Hunter.

Nga Bayern Munich te Real Madridi dhe Interi - Zbulohen shanset e klubeve që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit
Lexo po ashtu Nga Bayern Munich te Real Madridi dhe Interi - Zbulohen shanset e klubeve që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit

Disa muaj më parë, Klopp foli për Barellan, duke thënë se ai nuk është ” lojtar” dhe se “do të ishte mirë ta kishim “.

Mesfushori 26-vjeçar italian ka kontratë me Nerazzurrët deri në qershor 2026 dhe është i lumtur me klubin, por gjërat mund të ndryshojnë nëse një ofertë fitimprurëse arrin në verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori