LAJMI I FUNDIT:

Seriali “The Gentlemen” është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Seriali “The Gentlemen” është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Shikuesit nuk ndalojnë së foluri për serialin e Netflix “The Gentlemen”, dhe duket se ekipi në internet ka një ankesë të madhe.

Seriali në të cilin luan Guy Ritchie është një ndërtim i vazhduar (spin-off) i filmit të tij të suksesshëm me të njëjtin emër që u publikua në vitin 2019 dhe aktualisht është më i shikuari në këtë platformë në botë.


Aktrimi më i lavdëruar ka qenë i aktorëve kryesorë. Theo James në serial ka përjetësuar aristokratin e ri Eddie Halstead, i cili pas vdekjes së babait të tij trashëgon një pronë të madhe.

Eddie shpejt zbulon se në pronë ndodhet një fermë marihuane dhe se familja e tij është përfshirë në botën e krimit. Kaya Scodelario luan Susie Glass, shefen e sindikatës.

Shumë shikues janë entuziazmuar me kiminë e këtij çifti aktorësh, megjithatë janë ndjerë të frustruar sepse ata nuk përfunduan së bashku në fund, edhe pse kishte një pritje të madhe që dyshja të binin në dashuri.

Në platformën e rrjeteve sociale X (ish-Twitter) fansat shkruan: “Gjithë kohën vetëm këtë prisja”, “Shpresoja që ata dy në fund do të ishin së bashku ose të paktën do të putheshin. Supozoj se kjo do të ndodhë në sezonin e dytë”, “Vërtet duhej të përfundonin me një puthje”, “I gjithë ky tensioni seksual dhe në fund asgjë”.

Seriali “The Gentlemen” është në vendin e parë të serialeve më të shikuar në Netflix në nivel global, dhe në rrjete po rriten lavdatat, duke e cilësuar atë si diçka nga më të mirat që shërbimi i transmetimit ka prodhuar kohët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori