LAJMI I FUNDIT:

“Selfie” e famshme e ‘Oscars’ që theu rekordet në atë kohë – pas 10 vitesh quhet një mallkim për të gjithë protagonistët në foto

“Selfie” e famshme e ‘Oscars’ që theu rekordet në atë kohë – pas 10 vitesh quhet një mallkim për të gjithë protagonistët në foto

Kanë kaluar dhjetë vjet qëkur Ellen DeGeneres shkaktoi kolaps në Twitter-in e atëhershëm, tani i njohur si X, pasi publikoi një ‘selfie’ me yje të famshëm të Hollywood-it.

Në ceremoninë e 86-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”, prezantuesja dhe komediania grumbulloi disa fytyra të njohura gjatë ceremonisë dhe kapën momentin e gëzueshëm me një fotografi. Fotografia ku janë të pranishëm Bradley Cooper, Jennifer Lawrence, Meryl Streep, Brad Pitt, Angelina Jolie, Julia Roberts, Lupita Nyong‘o, vëllai i saj Junior, Channing Tatum, Kevin Spacey dhe Jared Leto që mezi shihet, shpejt u bë virale.

Fotoja është shpërndarë më shumë se dy milionë herë brenda dy orëve dhe shkaktoi “rrëzimin” e platformës sociale. Edhe pse ky moment ka hyrë në histori, tani shumë njerëz bëjnë shaka se celulari i prezantueses së emisionit “The Ellen DeGeneres Show” me të cilin është bërë fotografia ishte i mallkuar. Gjatë dhjetë vjetëve, shumica e yjeve në foto kanë hasur probleme private ose profesionale, shkruan DailyMail.


Emisioni i popullarizuar dhe Ellen u përballën me akuza të rënda në vitin 2020, ku pretendohet se atmosfera në xhirime ishte toksike. Prezantuesja vendosi që në vitin 2022 do të përfundojë emisionin e saj, i cili është transmetuar për plot 19 vjet, dhe që atëherë është shfaqur shumë rrallë në televizion.

Çifti i njohur i Hollywood-it gjithashtu nuk ka pasur fat. Brad Pitt dhe Angelina Jolie u ndanë në vitin 2019, por ky nuk ishte fundi i problemeve. Që nga fillimi i vitit 2022, ata kanë qenë në gjyq për pronën e tyre të vreshtarisë në Francë, dhe kanë filluar një betejë për kujdestarinë e fëmijëve, gjatë së cilës Angelina ka akuzuar Bradin se ka abuzuar verbalisht dhe fizikisht me të dhe disa nga fëmijët e tyre gjatë një fluturimi nga Franca në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016.

Ylli i kinemasë, Meryl Streep, ka zbuluar vitin e kaluar se që nga viti 2017 nuk jeton më me bashkëshortin e saj Don Gummer, me të cilin ka qenë për më shumë se 40 vjet. Karriera e Kevin Spacey ka qenë në stërngarkuar që nga viti 2017, kur u akuzua për keqtrajtime seksuale. Aktori është akuzuar disa herë për sulme seksuale, por deri më tani është liruar nga të gjitha akuzat.

Jennifer Lawrence u bë cak i hakerëve të cilët publikuan fotografi të saj nudo. Bradley Cooper u nda nga partnerja e tij Irina Shayk, dhe filmi i tij i fundit “Maestro” ka marrë kritika të mëdha. Kritikët e filmit theksojnë se Julia Roberts nuk ka bërë ndonjë film me rëndësi në dekadën e fundit, madje i konsiderojnë si dështime të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jennifer Lopez shfaq barkun me bluzë të çuditshme gjatë koncertit në Spanjë, ndërsa prezanton këngën e re për Ben Affleck

Jennifer Lopez shfaq barkun me bluzë të çuditshme gjatë koncertit në Spanjë, ndërsa prezanton këngën e re për Ben Affleck

Magazina
Adriana Matoshi nis pushimet verore me shoqen e saj, aktoren Arjola Demiri - shijojnë luksin me detin në prapavijë

Adriana Matoshi nis pushimet verore me shoqen e saj, aktoren Arjola Demiri - shijojnë luksin me detin në prapavijë

Magazina
Courteney Cox tregon veten pa grim dhe flet për betejat me lëkurën: Mjaft më me reaksione alergjike

Courteney Cox tregon veten pa grim dhe flet për betejat me lëkurën: Mjaft më me reaksione alergjike

Magazina
Makina e veçantë Porsche krijuar në bashkëpunim me Dua Lipën, del në ankand – të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Sunny Hill

Makina e veçantë Porsche krijuar në bashkëpunim me Dua Lipën, del në ankand – të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Sunny Hill

Magazina
Bella Thorne pretendon se Charlie Puth shpiku një histori kundër saj pasi e refuzoi

Bella Thorne pretendon se Charlie Puth shpiku një histori kundër saj pasi e refuzoi

Magazina
Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re

Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re "Mos nënshkruaj"

Magazina
Kalo në kategori