LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez njofton fansat se do të tërhiqet nga rrjetet sociale

Selena Gomez njofton fansat se do të tërhiqet nga rrjetet sociale
Foto: Selena Gomez/Instagram

Mund të tingëllojë e çuditshme, por pikërisht në ditët e sotme kur rrjetet sociale janë kthyer në mënyrën më të mirë të promovimit, një nga artistet me famë botërore, ka vendosur të heqë dorë nga to.

Ajo është këngëtarja Selena Gimez, e cila ka treguar së fundmi se e ka marrë këtë vendim pasi ka kaluar një situatë të vështirë shëndetësore dhe emocionale.


View this post on Instagram

@coach 🖤

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on Sep 11, 2018 at 12:07pm PDT

Gomez i njoftoi fansat e saj përmes një fotografie në Instagram se për një kohë të gjatë, nuk do të jetë më aktive në rrjetet sociale, dhe se këtë gjë po e bën për të mirën e saj.

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote! Po bëj një pushim nga rrjetet sociale përsëri. U jam shumë mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh. Por për momentin dua të jetoj jetën time reale dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”, ka shkruar Selena.

Pavarësisht kësaj, Selena Gomez ndër vite ka qenë shumë aktive në rrjetin social Instagram, madje është në top 10 e personave më të ndjekur botërorë në këtë rrjet social.

Dhjetë të famshmit që fitojnë miliona nga Instagrami
Lexo po ashtu Dhjetë të famshmit që fitojnë miliona nga Instagrami

142 milionë është numri i ndjekësve që këngëtarja ka në Instagram, ku edhe vendosi të bëjë njoftimin e fundit për tërheqjen nga rrjetet sociale.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë aktive në muzikë në realizimin e këngëve të reja, ndërsa është gjithashtu aktive në fushën e modës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori