LAJMI I FUNDIT:

Seferi: Jam i lumtur me ftesën e Shqipërisë, do të luajë ku të dojë trajneri

Seferi: Jam i lumtur me ftesën e Shqipërisë, do të luajë ku të dojë trajneri

Sulmuesi nga Kumanova, që luan me zviceranët e Xamax, Taulant Seferi ishte një nga risitë e listës së trajnerit Edi Reja për ndeshjet e radhës eliminatore, ndërsa sot ishte në krah të Berat Gjimshitit në konferencën për shtyp nga kompleksi “Tropikal”, ku kuqezinjtë po përgatiten për përballjen me Turqinë.

Sulmuesi i talentuar ka thënë se ai është i gatshëm që të luajë ku t’i kërkojë trajneri dhe ta ndihmojë skuadrën.


“Unë e kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren dhe jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivitet, shpresoj që këtë atmosferë ta përcjellim edhe në ndeshjet e ardhme”, ka thënë Seferi.

“Kam pritur ftesën të isha në Kombëtare, pasi mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për fanellën kuqezi. E rëndësishmja është se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje”.

Ndryshon lista e Shqipërisë, Reja gjen zëvendësuesin e Hysajt në Finlandë
Lexo po ashtu Ndryshon lista e Shqipërisë, Reja gjen zëvendësuesin e Hysajt në Finlandë

“Këto 2 ndeshjet e fundit me klubin nuk kam luajtur nga fillimi se kisha një dëmtim të vogël. Tani besoj se ndihem shumë mirë. Trajneri ka marrë në Kombëtare ata që janë në formë më të mirë. Duhet të fokusohemi vetëm te fitorja në 2 ndeshjet e radhës. Jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve”.

“Nuk është se kemi punuar taktikisht në 2 stërvitjet e para. Jam duke luajtur si sulmues qendre, nuk e kam problem të luaj edhe anash, në formacionin 3-5-2 të trajnerit. Sidoqoftë kudo që të ketë nevojë skuadra jam i gatshëm”, ka shtuar më tej ai. /ss/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori